Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj i cili po qëndron në Bruksel së bashku me delegacionin nga Kosova, ka treguar se çfarë është diskutuar në takimin me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se gjatë këtij takimi kanë dëshmuar se institucionet e Kosovës janë unike për dialogun me Serbinë.
Postimi i plotë:
Sot në Bruksel, bashkë me Presidentin Thaçi, Kryeparlamentarin Veseli, dhe zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj e Dardan Gashi, takuam Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, ku dëshmuam se institucionet e Kosovës janë unike për dialogun me Serbinë.
Normalizimi i raporteve në mes të dy vendeve është proces, i cili duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe si i tillë është shumë i rëndësishëm për tërë Ballkanin Perëndimor