Policia greke ka asgjesuar një rrjet ndërkombëtar të kultivimit dhe trafikut të drogës. Në pranga janë vënë 8 persona, mes tyre edhe një çift shqiptarësh.
Në zonën e Lamias, policia asgjesoi rreth 1800 fidanë kanabis, nga shitja e të cilëve rrjeti do të përfitonte 1 mln euro.
Droga do të shitej e gjitha ne Belgjike, ku kishte shkuar qe me heret nje nga pjesetaret e rrjetit.