Beogradi zyrtar ka refuzuar kërkesën e ministrit të Jashtëm të Kosovë për ta vizituar Serbinë, respektivisht Novi Pazarin.
Radio Televizioni i Serbisë (RTS) shkruan se Qeveria e Ana Bërnabiqit ka refuzuar kërkesën zyrtare. Mirëpo, Pacolli ka zgjedhur që në Forumin e Boshnjakëve në Sanxhak të shkojë si qytetarë i zakonshëm. Shefi i diplomacisë kosovare do të niset nga Prishtina në ora 15:00.
Tryeza e organizuar nga boshnjakët do të mbahet në ndërtesën e Kuvendit Komunal të Novi Pazarit.
Përpos Pacollit, i pranishëm do të jetë edhe shefi i zyrës ndërlidhës të Prishtinës në Beograd, Valdet Sadiku.