Gjermania nuk ndryshon qëndrim: S’ka ndarje të Kosovës

Tuesday, 24 July 2018 11:50

Gjermania vazhdon të mos lëkundet në qëndrimin kundër ndarjes së Kosovës, edhe kur duket se pjesa tjetër e diplomacisë hezitojnë të deklarohen për mundësinë që në dialogun me Serbinë ndarja të jetë kompromis për marrëveshje me Serbinë

Reagime të mëdha ka nxitur javën e kaluar refuzimi i ambasadorit amerikan, Greg Delawie, për të folur rreth temës së ndarjes.

Ky hezitim i diplomatit amerikan riaktualizoi çështjen e mundësisë që Veriu t’i ndahet Kosovës. Ndërsa Ambasada e Gjermanisë shpreh qëndrim të njëjtë rreth kësaj çështjeje: kategorikisht kundër ndarjes.

Në një përgjigje për Gazetën Express, Ambasada e Gjermanisë ka thënë se kanë qëndrim të njëjtë rreth normalizimit të raporteve siç deri më tani janë shprehur Ministri i Shtetit Michael Roth dhe Ambasadori Christian Heldt.

Ambasadori Heldt vetëm një muaj më parë ka thënë në një intervistë se askush nuk ka mundur ta bind atë se ndarja do të ishte zgjidhja e duhur.

“Mua nuk ka mundur askush të më japë përgjigje bindëse në pyetjen se cilat probleme do t’i zgjidhte një ndarje e tillë. Mos vallë do të sillte ndonjë lloj përmirësimi për shumicën e serbëve të Kosovës, të cilët jetojnë në jug të Ibrit? A do ta përmirësonte situatën e qendrave historike dhe fetare, siç janë manastiret ortodokse serbe? A mos do ta fuqizonte përfaqësimin e komunitetit serb brenda shoqërisë kosovare? Jo!”, ishte shprehur i prerë diplomati gjerman.

Ndërsa, siç thonë në ambasadën gjermane, edhe ministri i shtetit, Michael Roth, ka shprehur qëndrimin e Gjermanisë kundër çfarëdo ideje që do të lëvizte kufijtë.

Roth pati zgjedhur 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës për të paralajmëruar se sa e rrezikshme mund të jetë ndarja, nëse kjo futet në tavolinën e bisedimeve mes Kosovës e Serbisë.

“Unë nuk do t’i ofroja asnjërës palë propozime konkrete nga jashtë, sepse çështjet që ju përmendni janë shumë komplekse dhe sigurisht aspak të thjeshta për t’i zgjidhur. Mirëpo, përgjithësisht unë kam besim që Kosova dhe Serbia do të tejkalojnë këtë pengesë, nëse për këtë ka vullnet politik. Ndonëse këtu më duhet të shpreh një paralajmërim: lëvizjet e kufijve janë tejet të rrezikshme. Ne i kundërshtojmë ato në mënyrë kategorike”, ka thënë Roth në një intervistë të dhënë Kohës Ditore gjatë shkurtit të këtij viti.

Gjermania të njëjtin qëndrim e ka mbajtur që nga fillimi i këtij viti kur po raportohej se presidenti Hashim Thaçi dhe  homologu i tij serb Aleksandar Vuciq, po takoheshin fshehtas dhe tashmë shkëmbimi i territoreve/ndarja e Kosovës, ishte opsioni që do ta kurorëzonte marrëveshjen mes dy shteteve.

Edhe Zyra e Përfaqësueses së Lartë të BE’së, ndërmjetësuese në dialog, Federica Mogherinit, është pyetur se cili është qëndrimi i Brukselit rreth ndarjes që edhe njëherë ngjalli pasigurinë te kosovaret kur Delawie heshti në pyetjet rreth kësaj çështjeje. Në përgjigjen e dhënë për Gazetën Express, i është shmangur temës së ndarjes, por kanë thënë se Kosova e Serbia vetë po e përcaktojnë rrugën drejt normalizimit të raporteve mes tyre.

“Dialogu i lehtësuar nga BE-ja ka për qellim promovimin bashkëpunimin afatgjatë mes dy palëve, t'u ndihmoje atyre te arrijnë përparim ne rruge drejt Evropes, si dhe ta përmirësojnë jetën e qytetareve te vet. Zgjidhja afatgjate nënkupton se zgjidhja duhet të jetë reale, e zbatueshme dhe e qëndrueshme sipas ligjit ndërkombëtar. Palët janë duke përcaktuar gjuhen e përbashkët për pajtim te ndërsjellë”, ka thënë për Express, zëdhënësja e Zyrës së Mogherinit, Maja Kocijanciq.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...