Katër vetë kanë vdekur si pasojë e përplasjes së një avioni turistrik mbi alpet e Zvicrës, jo larg kufirit me Italinë.
Mjeti fluturues është rrëzuar mbrëmjen e së premtes, nga thuajse 3.300 metra lartësi, në cantonin e Vallese-s.
Në bord ndodheshin piloti dhe tre pasagjerë.
Avioni, i nisur nga aeroporti i Sion, po kryente një fluturim turistik dhe duhej të rikthehej sërish në vendin nga ku u nis.
Alarmi u ndez në orën 17.00 të së premtes nga dispozitivi elektronik i mjetit fluturues dhe u dërgua në Centralin ajror të Zvicrës në Zyrih, të cilët vunë në lëvizje ndërhyrjen e shpejtë alpine Air Zermatt.
Me të mbërritur në vendin e aksidentit, operatorët nuk kanë mundur të bëjnë gjë tjetër, veçse të konstatojnë vdekje e katër personave.