Avionët ushtarakë serbë sërish mbi Preshevë

Hënë, 06 August 2018 11:22

Forcat Ajrore të Serbisë që sot do të jenë përsëri prezent mbi Preshevë.

Sipas mediave serbe, avionët ushtarakë serbë do të fluturojnë mbi Preshevë si pjesë e trajnimit të rregullt të fluturimit.

Fluturime të ngjashme do të ketë edhe në Nish dhe trajnimi mbi fluturimin në këtë zonë do të bëhet deri më 10 gusht.

Duhet përkujtuar që fluturime të ngjashme janë duke u bërë kohë pas kohe në Preshevë dhe pjesë të tjera të Serbisë përderisa muaj më parë shqiptarët e Preshevës ishin shprehur të shqetësuar pasi fluturimet kishin filluar menjëherë pas arrestimit që iu bë Marko Gjuriqit në veri të Kosovës.

Login to post comments