Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, do shfaqet sot në publik për herë të parë prej që iu përkeqësua gjendja shëndetësore në fillim të këtij viti. LDK sot mban mbledhjen e kryesisë, e atë e udhëheq Mustafa.
Kësaj radhe mbledhja e Kryesisë së LDK’së nuk do të mbahet në njërën nga shtëpitë e kryetarit të partisë, siç janë mbajtur disa prej tyre që nga koha kur Mustafa u kthyer nga Gjermania, ku po trajtohej.
Me anë të një komunikate për media, LDK ka njoftuar se sot do të mbajë mbledhjen e kryesisë, transmeton Gazeta Express.
“Sot, më 7 gusht 2018 (e martë), në orën 18:00, mbahet mbledhja e Kryesisë së LDK-së dhe kryesohet nga kryetari, Akademik Isa Mustafa.Mbledhja mbahet në Hotel Sirius”, thotë njoftimi i LDK’së.
Mbledhja do të kryesohet nga kryetari i partisë, i cili për disa muaj në paraqitjet publike u zëvendësua nga nënkryetarët e partisë.
Mustafës iu përkeqsua gjendja shëndetësore në fillim të këtij viti. Ai për një javë u trajtua në Prishtinë, më pas shërimin e vazhdoi në një qendër mjekësore në Gjermani.