Ish presidenti Bujar Nishani ka publikuar një foto mjaft të rrallë. Ndonëse mund të jetë montazh Nishani e ka dhënë mesazhin e tij.
Sipas ish presidentit edhe Zoti e ka shkruar me dorën e tij, ndërsa u kërkon autoriteteve në Kosovë ta respektojnë. Me këtë mesazh Nishani i referohet çështjes së ndryshimit të kufijve.
“Kjo pamje është mbi qiell të Kosovës. ‘Edhe Zoti e shkroi me dorën të vet’. Respektojeni!", shkruan ish presidenti duke mos dhënë më shumë detaje mbi foton.