Kush ia mbylli gojën gruas së Oliver Ivanovicit?

Saturday, 18 August 2018 18:02

Gruaja e Oliver Ivanoviq i ka thënë se lidhur me hetimet për vrasjen e burrit të saj, është në kontakte të vazhdueshme me presidentin serb Aleksandar Vucic dhe me kabinetin e kryeministres serbe, Ana Brnabic, raporton media serbe.

Pasi u vra burri i saj, ajo kishte deklaruar se ‘ata që bënë një gjë të tillë nuk do të flenë të qetë” dhe se ‘kush e bëri këtë është e ditur’.

“Në atë moment po mendoja ndryshe nga ajo që mendoj sot..Mesazhi ishte dedikuar për ata që potencialisht janë fajtor në këtë vepër dhe që nuk do të mund të flenë të qetë, jam e sigurtë se ata edhe sot vazhdojnë të mos flenë të qetë”, ka thënë Ivanovic.

E pyetur pse ka ndryshuar mendimin në këto moment, ajo ka thënë sepse “kanë ndodhur shumë ndryshime”.

“Pas kësaj, kam punuar dhe kam mbledhur shumë informacione, kam kryer një hetim personal. Kam folur me të gjitha palët, me të gjitha anët, me serbë dhe shqiptarë si dhe me të huajt. Vazhdoj të mundohem të gjej një arsye se cka qëndron prapa këtij krimi. Nuk do të komentoja më shumë lidhur me detajet në të cilat kam përfunduar, jo për të mos penguar hetimet, por dua ta shoh se sa do të përputhen hetimet e mia me ato që janë duke u kryer në formë zyrtare”, ka thënë ajo.

E pyetur pse është këmbëngulëse të zhvillojë një farë hetimi personal paralel me hetimet zyrtare, ajo ka thënë se nuk dëshiron të shkaktojë huti por se ‘shpreson që të gjitha palët janë duke dhënë maksimumin për të hedhur dritë mbi rastin”.

“Oliveri po luftonte krimin…Mund të lexoni në llogarinë e tij në Twitter dhe të shihni se cilat çështje avokonte ai. Ne kemi qenë të tensionuar që nga viti 2014, që prej momentit kur ai u arrestua dhe deri në momentin e asaj që ndodhi (vrasjes)”, ka thënë ajo.

Pas vrasjes së burrit të saj, ajo është larguar në Beograd nga Mitrovica dhe tani ka një punë në kabinetin e kryeministres serbe, Brnabic.

“Po merrem me kulturë në kabinetin e kryeministres, nuk e kam refuzuar këtë ofertë sepse kam menduar se si mund të shkojë jeta ime, duhet të kem një punë për veten dhe fëmijet e mi”, thotë ajo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...