Policia italiane ka arrestuar një shqiptar në Fermos, pasi është kapur me kokainë.
Mediat vendase raportojnë se shqiptari i arrestuar është me inicialet X.K, rreth 30 vjeç.
Ai është arrestuar mbrëmjen e kaluar teksa po udhëtonte me makinë e tij tip ”Fiat Panda”.
Gjatë kontrollit të mjetit, policia gjeti rreth 400 gram kokainë të pastër, e cila nëse do hidhej në tregun me pakicë do kushtetonte 100 mijë euro.
Shqiptari është dërguar në paraburgimin në Ascoli.