Një aksident ka ndodhur në një autostradë në Turqi ku një minibus me 16 dasmorë është përplasur me barrierat duke lënë të plagosur 14 prej tyre.
Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve “IHA” automjeti u përplas me barrierat dhe u përmbys në mes të rrugës pasi i plasi një prej gomave. Në mesin e të plagosurve ka edhe fëmijë.
Aksidenti ndodhi mesditën e sotme në autostradën që lidh Stambollin me Bursën. Dasmorët ishin nisur nga Arnavutkoy (Fshati shqiptar) për në Bursa, ku do të merrnin pjesë në dasmën e një të afërmit të tyre./faxweb.al