Kryeministri i Kosovës Ramush Hradinaj ka folur sot në Parlamentin e Kosovës ku është duke u zhvilluar seanca e jashtëzakonshme e thirrur për bisedimet që po zhvillohen me Serbinë.
Haradinaj ka garantuar se nuk do të ketë as ndarje të Kosovës dhe as lëvizje të kufijve.
“I’u siguroj se nuk do të ketë as lëvizje të kufijvë as ndarje të Kosovës”, tha ndër të tjera Haradinaj.
Ai ka cituar edhe njëherë pjesëmarrësit në ekipin negociator, duke filluar me kryesuesin, Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj zëvendës-kryesues, dhe anëtarët Behgjet Pacolli, Dardan Gashi, Avni Arifi dhe Mahir Jagxhilar.