Vrasja që ka ndodhur ditën e sotme në orë e para të mëngjesit i janë shtuar disa pista të tjera dyshimi. Krimin që ndodhi brenda ndërtesës së Agjencisë së Inteligjencës Kosovare, motivet e të cilës ende nuk dihen, kanë folur edhe nga Qendra Klinike Universitare.
“Po përkundër përpjekjeve të mjekëve të shërbimit emergjent nga plagët e rënda që ka pasur nuk ka arritur të mbijetoj dhe ka vdekur. Personi i vdekur është i moshës mesatare”, ka thënë Shpend Fazliu për Gazetën Express.
Si rrjedhojë e kësaj nga prokuroria thonë se po e kanë të vështirë edhe ti qasen hetimeve brenda këtij institucioni.
“Ky rast ka ndodhur në AKI. Është vrarë një person. Jemi duke hetuar rastin, por meqë është në AKI, situate është më e vështirë për t’u çasur”, ka thënë Ibrahim Berisha zv.kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë për Gazetën Express.
Express mëson se i dyshuari për vrasjen është një 40 vjeçar me inicialet V.I.