Kosovë, nuk ka kuorum për votimin e ekipit negociator

E mërkurë, 05 September 2018 19:49

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se nuk ka kuorum për të votuar për ekipin negociator të propozuar nga Qeveria e Kosovës për dialogun me Serbinë.

“Për këtë arsye ne duhet të mendojmë që vazhdimi i seancës të bëhet kur të kemi kuorum”, tha Veseli.

Veseli po ashtu tha se seanca e thirrur nga opozita, do të mbahet në orën 19:30.