Skenarët/ Si do të ndahen kufinjtë mes Serbisë dhe Kosovës (hartat)

E Enjte, 06 September 2018 14:54

Megjithëse njeriu i parë që hodhi idenë e rishikimit të kufinjve presidenti Hashim Thaçin nuk u tregua i sinqertë përpara publikut duke folur vetëm për bashkimin e Luginës së Pershevës me Kosovën, tashmë nuk përbën sekret fakti ajo që po diskutohet nuk është një dhurim, por një shkëmbim. E për këtë kanë filluar të diskutohen hartat, të ndahen territorret dhe të numërohen popullësitë.

Gazetari Baton Haxhiu, që e ka mbështetur me mish e me shpirt idenë e Thaçit për rishikimin e kufinjve ka shpalosur të mërkurën në mbrëmje në emisionin “Zona B” në Klan Kosova projektet mbi të cilat po punojnë në fshehtësi Thaçi, Vuçi dhe lobistët pranë tyre që duan t’a shtyjnë përpara këtë çështje.

Sipas këtij projekti të shaposur në Klan Kosova që Lapsi.al e ka ndjekur Kosova do ti dorëzojë Serbisë pjesën e saj veriore me Veriun e Mitrovicës, Leposevaqin, Zubin Potokun dhe Zveçanin ose gati 10% të teritorit të saj.

Ajo do të marrë në këmbim Luginën e Preshëvës që përbëhet nga Presheva, Bujanovci dhe ndoshta dhe Medvegja ku shqiptarët nuk përbëjnë më shumicë.

Në emisionin “Zona B” është bërë një bilanc edhe i popullsive që mendohen të zhvendosen nëse plani që po kundërshtohet me forcë nga shtetet kryesore europine arrin të realizohet ndonjëherë. Në zonat e Luginës së Preshevës banojnë afro 80 mijë qytetarë, gati 70% e të cilëve janë shqiptarë. Ndëra në Kosovën e veriut afro 40 mijë, nga të cilët 93% janë serbë.
Por përpos, dilemave territoriale dhe demografike në lojë janë edhe interesa të mëdha ekonomike. Burime të “Zona B”, qe Lapsi.al e ndoqi, kanë bërë të ditur se problemet e minierës së Trepçës dhe liqenit të Ujmanit që është me rëndësi jetësore për ekonominë e Kosovës do të zgjidhen me marrëveshje mes dy vendeve. Lapsi.al

Emisioni i plote “Zona B” e Baton Haxhiut

Modifikuar më E Enjte, 06 September 2018 14:58

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...