Johnson: T'u japim hapësirë Kosovës dhe Serbisë të arrijnë marrëveshje

Hënë, 10 September 2018 07:20

Senatori amerikan, Ron Johnson, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se zgjidhja e problemeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të gjendet nga të dyja palët.

Senatori Johnson i cili qëndroi të dielën në Prishtinë, do të shkojë të hënën në Beograd, për të transmetuar siç tha, mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për gjetjen e një zgjidhjeje, që "nuk është aspak e lehtë".

"Pasi të kenë arritur çfarëdo marrëveshje, ne do ta shohim atë për të parë nëse kemi ndonjë shqetësim dhe do të përçojmë ato shqetësime, por tani duam t'u japim Kosovës dhe Serbinë hapësirë nën ombrellën e Bashkimit Evropian, në bisedimet e drejtuara në Bruksel që të gjejnë zgjidhjen. E ritheksoj, nuk do të jetë e lehtë, por besoj se ka dëshirë të sinqertë për të gjetur një zgjidhje", i tha ai Zërit të Amerikës.

Kosova dhe Serbia ndodhe në një periudhë diskutimesh për të ardhmen e marrëdhënieve ndërmjet tyre nën dritën e ideve për ndarje, shkëmbim territoresh apo 'korrigjime kufijsh".

Debatet kanë nxitur reagime në të dyja vendet por edhe ndarje në skenën ndërkombëtare ndërmjet atyre që do të pranonin një zgjidhje të tillë, nëse palët pajtohen dhe atyre që kundërshtojnë idetë e tilla për shkak të drojës nga pasojat në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Senatori Johnson i quan të ligjshme shqetësimet e tilla.

Në intervistën që transmetohet të hënën në emisionin e Zërit të Amerikës, Ditari në orën 18:00, senatori Johnson flet edhe për ndikimin rus në Ballkan e referendumin për emrin e ri të Maqedonisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...