Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, priti sot në takim njohës ambasadoren e re të Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny, e cila ka dorëzuar kopjet e letrave kredenciale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.
Me këtë rast, ministri Pacolli ka njoftuar ambasadoren Ahliny për proceset në Kosovë, fuqizimin e vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar si dhe agjendën euro-integruese të Kosovës.
Ai gjithashtu ka shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve.
Ndërsa, diplomatja suedeze ka vlerësuar progresin në Kosovë duke rikonfirmuar përkrahjen e mëtutjeshme të vendit të saj për shtetin e Kosovës