Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njëherësh anëtar i lartë i Komisionit për Punë të Jashtme të këtij institucioni, Eliot Engel, ka kritikuar ashpër presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Politikani demokrat amerikan ka reaguar ndaj kreut të shtetit serb, pas deklaratave që ai bëri gjatë vizitës së tij në Kosovë, në fundjavën që lamë pas.
Presidenti i Serbisë ka lavdëruar ish-diktatorin jugosllav, Sllobodan Millosheviç, teksa ka folur para një turme njerëzish në veriun e Mitrovicës.
Engel ka thënë se Vuçiç "duhet të ndalet së dhëni deklarata kundërthënëse".
"Nuk mund të bësh thirrje për paqe dhe pajtim në Kosovë, përderisa në të njëjtën kohë lavdëron Sllobodan Millosheviçin, i cili ishte përgjegjës për vdekjen e dhjetëra mijëra njerëzve", ka deklaruar Engel.