Plot 25 persona kanë humbur jetën në Serbi, për shkak të virusit të Nilit Perëndimor.
Sipas Instituti i Shëndetit Publik deri tani janë shënuar 25 viktima të prekur nga virusi, që shkaktohet nga pickimi i mushkonjës.
Sipas Anadolu Agency, në Serbi janë identifikuar 262 persona të infektuar dhe po mbahen nën monitorim.
Nga ana tjetër, kujtojmë se ky virus është përhapur edhe në disa shtete të Evropës si në Greqi, Itali, Hungari etj. Vetëm në Greqi humbën jetën gjatë muajve të fundit 18 persona.