Nga Beqir SINA- Yorktown New York
Vedat Gashi Hopes To Become Putnam's Next Assemblyman - Gashi is seeking the 94th District Assembly seat this fall on the Democratic line.
YORKTOWN, N.Y. – Në kuadër të një fushate për ngritjen e fondve mbrëmë në pjesën e sipër të New Yorkut, u mbajtë një tubim për ngritjen e fondeve – fundraising për kandidatin e Rrethit 94-të të Asamblesë së Përgjithshme të Shtetit të New Yorkut , avokatin shqiptar nga Kosova Vedat Gashi.
Tubimi i organizuar me contribute vullnetare të komunitetit shqiptar, liderve dhe veprimtarve të njohur, banorve të Yorktown, ku Vedat Gashi, kandidon në zgjedhjet paraprake javën e ardhëshme, u mbajtë në lokalin luksoz të pronarit shqiptar Kujtim A. Zherka, “Hudson Valley Steak-House”, mepjesmarrjen e dhjetra vetave, dhe u moderua nga stafi i fushatës, së “Gashi për Kuvendin”, veprimtarët e dalluar Valon Nikçi dhe ish Drejtori Egzekutivë të KKSHA, z. Avni Mustafaj.
Organizata Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots Organization , shkruajti në statusin e saj në rrjetin social Facebook, duke postuar edhe fotografitë nga tubimi realizuar nga fotografi Ilir Rizaj, dhe duke faleminderuar me këtë rast të gjithë ata që morën pjesë në një tubim të till elektoral, një natë më parë, thanë se edhe ajo me Presidentin e saj Marko Kepi, dhe nën/Presidentin Nick Beqi, morën pjesë në evenimentin e organizatës rrenjët Shqiptare dhe veçanerisht Deputetit David Tubiolo & Avokatit Vedat Gashi që ishin të ftuarit e nderit.
Fushata elektorale - “Gashi for Assembly”, u zhvillua me moton : “ Shpresojm të bëjmë atë që shumë besojnë se është e pamundur: të kthejem në rrethin e 94-të të Asamblesë së Shtetit – në Albany, një democrat – kanidadtin tone potencial Vedat Gashi”.
Gashi, me profesion është një avokat i specializuar në pasuri të paluajtshme, tha se çështjet që e çuan atë në garë, për një vend në Asamblenë – Kuvendin e New Yorkut, në kryeqytetin e saj Albany, u përkët, simbas tij të banorve të kantonit Yorktown, të të gjitha partive.
"Ata kanë të njëjtat shqetësime," tha Gashi. "Të gjithë janë të shqetësuar për sa janë taksat e larta. Ata janë të shqetësuar për rrugët e tyre. Ata janë të shqetësuar për kujdesin e tyre shëndetësor dhe sa të shtrenjta po bëhet. Kjo nuk është një gjë demokratike apo republikane; ajo ndjehet për mua, për ty e për të gjithë ne që jetojmë në këtë rrethinë Qark un- 94-të të Asamblesë së Shtetit ".
Gashi, shpreson të ndryshojë hartën elektorale në këtë zone – duke e kthyer në blu, mbasi kandidatura e tij këtë vit simbas sondazhve deri tani i ka hapur shumë punë republikanëve në Westchester County. Ai tha se demokratët janë të motivuar dhe regjistrimi – “Register Voters”, është në rritje në Westchester County, andaj edhe grupi strategjist i fushatës së tij beson në fitore.
"E shoh situatën e vështirë ekonomike në të cilën ne jemi dhe përgjigja nga pala tjetër duket të jetë që ne duhet ta bëjmë më të lehtë për njerëzit më të pasur që të bëjnë biznesin e tyre", tha Gashi. "Ata duan ta bëjnë këtë në kurriz të klasës më të varfër dhe të mesme".
"Sinqerisht, një pjesë e arsyes pse kemi një shans të mirë është sepse pala tjetër është bërë e paqartë me nevojat dhe dëshirat e njerëzve që aktualisht jetojnë këtu", tha Gashi.
Presidenti i Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare – Dega e tyre në SHBA dhe Kanada, veprimtari i njohur Elmi Berisha, i cili me biznesin e tij kontribojë, mbrëmë në këtë tubim, vlerësojë në mënyrë të veçantë, Gashin, jo vetem si shqiptar nga Kosova, por edhe si një avokat të suksesshëm, në këtë Qark, ku ai edhe familja e tij jetojnë dhe kan bizneset e tyre.
“Angazhimi i Vedatit për shërbimin publik erdhi nga përvoja e familjes së tij si aktivistë politikë dhe refugjatët, mundësitë që ai kishte punuar me udhëheqësit ishin frymëzuese, dhe përvoja e tij që ndihmonte për të të krijuar një vend të lire, e Sovran, dalur nga një luftë shkaterrimtare, Kosovën e lire dalë nga hiri i luftës, ka ndikuar shumë në formësimin e tij” tha Presidenti i Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare – Dega e tyre në SHBA dhe Kanada, veprimtari i njohur Elmi Berisha, duke shtuar se “Përvojat e Vedatit në SHBA, dhe jashtë vendit e bënin atë të çmojë vlerën e themeleve të forta demokratike në Shtetet e Bashkuara”.
Vedat Gashi, ka lindur në Kosovë (ish Jugosllavi) në prill 1978. Në moshën 4 vjeç, ai dhe familja e tij emigruan në Shtetet e Bashkuara. Ai u zhvendos për herë të parë në Bronks dhe më vonë në Yorktown. Gashi është një nga pesë fëmijët, katër prej të cilëve ende qëndrojnë në Yorktown.
Pas diplomimit nga Lakeland High School, Gashi fitoi një diplomë bachelor nga Kolegji Connecticut dhe një diplomë juridike nga Seton Hall University. Ndërsa në kolegj, ai u internua për Gjykatën e Lartë të Drejtësisë Sonia Sotomayor, pastaj në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Dytë dhe për Kongresmenin Lee Hamilton në Komitetin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Kongresit.
Pas Nju Jorkut, Gashi u kthye përkohësisht kur Kosova u çlirua nga okupimi serbo – sllav, në vendin e tij të lindjes për t'u bashkuar me përpjekjet e Shteteve të Bashkuara / Bashkimit Evropian për të ndihmuar në krijimin e shtetit të sapoformuar të Kosovës.
Atje, ai hartoi disa nga dokumentet ligjore themelore të Kosovës dhe themeloi Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës. Ai u emërua më vonë nga Kombet e Bashkuara për të shërbyer si këshilltari kryesor ligjor i kryeministrit të Kosovës. Pak pasi Kosova shpalli pavarësinë, ai u kthye në Shtetet e Bashkuara.
Ai jeton në Yorktown me gruan e tij, Vjosa, dhe fëmijët e tyre, Leka, 6 dhe Hana, 4, të cilët ndjekin shkollat publike Yorktown. Gashi është gjithashtu anëtar i Klubit Rotary Yorktown.
Gashi thotë se ka "entuziazëm të vërtetë" në Partinë Demokratike dhe ai synon të garojë në një garë pozitive.
"Nuk dua të ndërtoj veten duke e vrarë dikë," tha Gashi. "Unë dua të tregoj se pse unë jam kandidati më i mirë ... Unë mendoj se kemi një moment historik këtu, sa i përket mundësisë për të ndryshuar këtë rreth në një demokratik nga një republikan".
Vedat është një anëtar aktiv i Partisë Demokratike të Yorktown, ku ai shërben si një Udhëheqës i Rrethit Demokratik.