Edhe një mesazh i fortë nga Gjermania: Ndryshimi i kufijve hap plagët në rajon

E mërkurë, 19 September 2018 11:09

Një mesazh i fortë rreth përpjekjeve të presidentit Thaçi për ndryshimin e kufijve ka ardhur nga ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass. Për Mass, jetësimi i idesë së Thaçit mund të hapë plagë të vjetra në rajon. Ai ka deklaruar se Gjermani e ka njohur Kosovën mbi bazën e Planit të Ahtisarit si shtet multietnik.

Për Gjermaninë stabiliteti i Ballkanit Perëndimor përbën një interes strategjik të BE-së. Debati i nxehtë ndërkombëtar, muajin e kaluar, pro dhe kundër ndryshimit të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës, nxori në dritë çështjen e cenimit të stabilitetit në rajon dhe potencialit të shndërrimit të Ballkanit përsëri në "fuçi baruti të Evropës”. Vetë ministri Maas është shprehur skeptik lidhur me ndryshimin e kufijve, si opsion për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë - Serbi.

I pyetur nga DW për arsyet kryesore të skepticizmit të tij ndaj këtij opsioni, të lënë të hapur nga Vuçiq, ministri i Jashtëm Maas tha se përpjekja për të shtyrë kufijtë, pikërisht për të eliminuar këtë larmi ka qenë, në të shkuarën, shkak vuajtjesh të pafundme

"Gjermania e ka njohur Kosovën mbi bazën e Planit të Ahtisarit si shtet multietnik. Pjesë e perspektivës evropiane është edhe fakti i bashkëjetesës në paqe dhe me të drejta të barabarta mes njerëzve, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike dhe kulturore. Përpjekja për të shtyrë kufijtë, pikërisht për të eliminuar këtë larmi ka qenë, në të shkuarën, shkak vuajtjesh të pafundme. Ndaj ide të tilla i konsideroj jo vetëm si pak rezultative, por ato rrezikojnë të rihapin shumë plagë të vjetra në rajon”, ka deklaruar Mass.

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...