Sulmet e Shtetet e Bashkuara të Amerikës ditën e djeshme ndaj Sirisë kanë shkaktuar reagime në gjithë botën.
Liderët kosovarë u rreshtuan krahë aleatëve si SHBA-të, Britania dhe Franca, të cilat dje me fillim nga ora 3 e mëngjesit bombarduan Sirinë, pas sulmeve me armë kimike të regjimit të presidentit Assad kundër popullit sirian.
Presidenti i Kosovës, Thaçi me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”, ka përkrahur sulmet e në Siri nga aleatët.
“Mbështesë sulmet kundër regjimit të Assadit, që kanë shkelur vijat e kuqe duke përdorur armët kimike”, ka shkruar Thaçi.
Reagim pati edhe nga ana e ministrit të jashtëm, Behgjet Pacolli. Edhe ai në “Twitter” ka shkruar se sulmet nmdaj këtij regjimi janë të nevojshme.
Të dyja deklaratat e zyrtarëve të lartë të Kosovës, ky rrjet social i ka renditur në top 10 postimet për zhvillimet në Siri.
Bottom of Form