Sekretari i NATO-s nga Serbia: Do ta monitorojmë dhe mbështesim dialogun Kosovë-Serbi

Diel, 07 October 2018 07:59

NATO mbështet fuqishëm dialogun dhe të gjitha përpjekjet mes Prishtinës e Beogradit, duke shpresuar në një reduktim të tensioneve, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Stoltenberg, i cili është në një vizitë zyrtare në Serbi, tha se NATO ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Serbinë dhe se do ta respektojë vendimin e saj për t’u mos u bashkuar në  Aleancën, transmeton lajmi.net.
“Ne fuqimisht mbështesim dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, si dhe të gjitha përpjekjet që do të çojnë në një reduktim të tensioneve dhe zgjidhje të mosmarrëveshjeve. Ne kemi nevojë për një zgjidhje politike. Ne vazhdojmë ta monitorojmë dhe mbështesim dialogun”, tha Stoltenberg.
Ndërsa për vendimin e Serbisë për të mos iu bashkuar NATO-s, ai tha se do të respektohet çdo vendim i shteteve sovrane.
“Unë dhe NATO e mbështesim plotësisht vendimin e Serbisë, dhe respektojmë çdo vendim të një shteti sovran. Kemi marrëdhënie të shkëlqyer me Serbinë dhe vazhdon të jetë një partnere për ne. Kjo është e mirë për Serbinë dhe NATO-n”, tha ai.

Login to post comments