Policia serbe ka identifikuar sulmuesit e dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad dhe arrestoi katër të dyshuar për rastin.
Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç, informon Tanjug.
Ai shtoi se janë identifikuar edhe personat që morën pjesë në një zënkë tjetër që ka ndodhur në Beograd.
Dy të rinj shqiptarë u sulmuan natën mes të shtunës dhe të dielës në Novi Sad, ku njëri nga ata Çlirim Maloku, po trajtohet në spitalin e Vojvodinës dhe është në rrezik për jetë.
I riu tjetër me inicialet G.B është në gjendje të mirë shëndetësore.