Të shtëna me armë në kufirin Maqedoni-Greqi

E mërkurë, 10 October 2018 21:03

Ushtarët maqedonas kanë qëlluar disa herë në ajër në kufirin me Greqinë për të penguar një grup emigrantësh ilegalësh.

Sipas mediave lokale, një emigrant u arrestua dhe u dorëzua në polici, ndërsa të tjerët u kthyen në territorin e Greqisë.

Ushtria maqedonase tha në një njoftim për shtyp se incidenti ndodhi kur një nga patrullat zbuloi një grup emigrantësh që kalonin ilegalisht kufirin pranë rrugës rajonale Gjevgjeli-Moin.

Sipas kësaj, patrullimi paralajmëroi me zë të lartë grupin disa herë, por u injorua. Disa të shtëna paralajmëruese u lëshuan në ajër, gjë që bëri që grupi të kthehej në territorin grek, njofton agjensia MIA.

Login to post comments