“Korrigjimi i kufijve e dëmton sovranitetin e Kosovës”

E Enjte, 11 October 2018 18:12

Ideja për korrigjimin apo ndarjen e kufijve është ide e dështuar e cila e rrezikon edhe sovranitetin e Kosovës.

Kështu u tha në konferencën ndërkombëtare me temën “Kërcënimet dhe sfidat ndaj sovranitetit të Kosovës” e organizuar nga Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), dhe Instituti i Universitetit të Kolumbisë.

David Phillips nga ky institut idenë e korrigjimit apo shkëmbimit të territoreve të Kosovës e ka konsideruar si ide të dështuar. Sipas tij sovraniteti i Kosovës rrezikohet nga prania e Serbisë, Rusisë dhe Turqisë, raporton KP.

Sipas tij, Rusisë nuk i intereson për serbët e veriut të Kosovës dhe Serbinë, por synimi i Rusisë është minimi i ndikimit të Amerikës dhe NATO-s në Kosovë.

Kurse, Turqia sipas tij po tenton të eksportojë në Kosovë ekstremizmin në maskën e bashkëpunimit, por që shqiptarët janë nacionalistë dhe jo islamistë.

“Ndryshimi i kufijve është një ide e dështuar tanimë do jetë e rrezikshme dhe tejet destabilizuese dhe paraqet dështimin e shoqërisë ndërkombëtare, pra ne duhet të mendojmë në mënyrë kreative për idetë e reja për fuqi nga Qeveria e Kosovës ndaj autoriteteve vendore që do jenë një progres i vërtet që mund të matet me një matës të vetëm që është normalizimi që do të thotë njohje nga Serbia për Kosovën, si një shtet i pavarur dhe sovran”, ka thënë Phillips.

Kurse, profesori i Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Agon Demjaha e ka quajtur lojë të rrezikshme shkëmbimin e territoreve duke thënë se kjo ide e dëmton sovranitetin e Kosovës.

Demjaha tha se shumë marrëveshjeve mes dy vendeve janë bllokuar ose zbatuar pjesërisht, dhe dialogu si i tillë nuk duhet të vazhdohet. Sipas tij nëse ndodh shkëmbimi i territoreve, do të thoshte dështim i aleancave perëndimore.

“Mënyra se është strukturuar dialogu nuk është dialog në mes dy vendeve të pavarura, por dialog në mes të Prishtinës dhe Beogradit që drejtpërdrejt e kërcënon sovranitetin e Kosovës, për me tepër pa pas ndonjë afat të qartë nuk është e sigurt se sa do të marrë kohë kjo të pritet se sa do të ofroj dialog. Kjo në të njëjtën kohë prolongon sovranitetin e Kosovës dhe tërë popullatën e saj. Ndarja apo korrigjimi i territoreve që është përmendur si zgjidhje apo rezultat përfundimtar i dialogut të Brukselit dhe kjo jo vetëm që mund ta dëmtojë sovranitetin e Kosovës por mund t’i dëmtojë edhe përshtypjet e vendit”, ka thënë Demjaha.

Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Florian Qehaja tha se ideja për shkëmbimin e territoreve duhet të eliminohet sepse është e dëmshme.

Ai tutje shtoi se Serbia është duke punuar për normalizim të marrëdhënieve që sipas tij, nënkupton ndarje dhe për minimumin e të arriturave të Kosovës në planin e brendshëm dhe të jashtëm.

“Serbia konsideron se nëse dështon plani i normalizimit nëpërmjet ndarjes sepse ata nuk e shohin shkëmbimin si opsion, por e shohin ndarjen dhe oferta e tyre është e qartë ndarja e Kosovës dhe pjesa tjetër e Kosovës të jetë nën asociacionin e komunave serbe sipas konceptit të arritur në Bruksel mbase me një kompetencë më ekzekutive, dhe mbi të gjitha ajo çka po vërehet tek disa çështje ndërkombëtare që ky opsion mund të jetë i pranishëm për vetë faktin që njohja ofrohet nga ana e Serbisë dhe njohja është ngritur, aq shumë është ngritur çmimi që vetëm me kontekst të territorit mund të ofrohet nga ana e Serbisë”, ka deklaruar Qehaja.

Qehaja tutje tha se skenari i status-qous nuk është i përshtatshëm për Kosovën.

Robert Muharremi nga AUK-u tha se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë ka hyrë në një fazë tjetër pa një ide të qartë kur po flitet për korrigjim apo ndarje të territoreve.

“Po kalojmë në një fazë tjetër ku nuk po flitet më për integrim, por po përmendet korrigjimi i kufijve, ndarja, përshtatje e vijave kufitare por nuk e kemi idenë e qartë se çka do të thotë kjo. Duke se edhe ata që po bisedojnë çofshin Thaçi ose Vuçiqi nuk e kanë ndoshta idenë e njëjtë për çka po flasin, presidenti foli për korrigjim të kufijve jo në baza etnike, ndërsa disa ditë më vonë del Daçiq dhe tha se nëse flasim për korrigjim të kufijve atëherë nuk është puna vetëm tek Mitrovica, por është në pyetje edhe me komunat me shumicë serbe në jug të Ibrit. Kështu që flasim për korrigjim të kufijve por më duket se kemi dy koncepte plotësisht të ndryshme”, ka thënë ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...