Në Kosovë ka dështuar përpjekja e radhës për të arritur konsensus politik lidhur me platformën për dialogun me Serbinë. Dy partitë më të mëdha të opozitës bojkotuan të enjten në Prishtinë takimin e thirrur nga Kryetari i Parlamentit, Kadri Veseli, në përpjekje për të arritur konsensus.
Kryetari i Parlamentit tha se rezoluta për dialogun, e propozuar nga partitë e koalicionit qeverisës, mbetet e hapur për ide të reja, duke u bërë thirrje edhe një herë partive më të mëdha opozitare që të bëhen pjesë e procesit.