Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i është kundërpërgjigjur homologut të tij serb, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se kryediplomati kosovar po iu ofron 100 milionë euro vendeve që po e shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së njohjes së Kosovës.
Pacolli ka thënë se “Serbia nuk posedon kurrfarë kapaciteti që t’i kundërvihet Kosovës dhe mua personalisht”.
“Të frustruar me avancimin e Kosovës, Daçiq dhe ekipi i tij paskan deklaruar se gjoja unë e kam hapur siç thonë ata “ thesin me para”.
Ashtu siç e kam thënë edhe më përpara Serbia nuk posedon kurrfarë kapaciteti që t’i kundërvihet Kosovës dhe mua personalisht.
Neve nuk na duhen paratë për të forcuar subjektivitetin e shtetit ngase e drejta është në anën tonë”, shkruan Pacolli në Facebook.