Mickoski: Zaev duhej t’u kërkojë falje të akuzuarve për 27 Prillin

E mërkurë, 17 October 2018 12:51

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, nuk tërhiqet nga qëndrimi partiak se referendumi për Marrëveshjen me Greqinë është i pasuksesshëm. Në lidhje me mundësinë për amnistim të të akuzuarve për dhunën e 27 Prillit në Kuvend dhe thirrjen e nënkryetarit të partisë, Mitko Jançev, që të pranohet një ofertë e tillë, Mickoski thotë se ai është qëndrim i tij personal. Sipas tij, oferta nuk është e ndershme, transmeton Portalb.mk.

“Nuk besoj në drejtësi dhe nuk pranojmë asnjë tregti me drejtësinë. Të akuzuarit janë viktima të pafajshme të ndjekjes politike nga ana e Zoran Zaevit dhe LSDM. Zaev në fjalimin e tij ka pasur mundësi që edhe atyre edhe familjeve të tyre publikisht t’u kërkojë falje për gjithçka që kanë përjetuar ata në vitin e kaluar, por ai vendosi që në stil të manipuluar të kushtëzojë, mbështeteni Marrëveshjen me Greqinë dhe më pas do të ketë amnisti. Turp”, thotë Mickoski në një intervistë në “Dojçe Vele”.

I pyetur nëse është e mundur që të gjejnë gjuhë të përbashkët me Zaevin, ai u përgjigj:

“Ka mundësi të konstatojmë se Marrëveshja është e vdekur. Çdo përdhunim i mëtutjeshëm i këtij procesi vetëm do të krijojë tensione shtesë dhe polarizime në shoqëri, ndërkaq fajtor i vetëm për atë është Zoran Zaevi, i cili ka premtuar diçka që nuk ka mundur ta plotësojë”.

Ai ka reaguar edhe ndaj asaj që kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi nuk pranoi që ai të mbajë fjalim përpara deputetëve.

“Nëse mundeshin Mogerini dhe Stoltenberg të mbajnë fjalim në Kuvend, nuk e kuptoj pse nuk mundet që të mbajë fjalim lideri i partisë më të madhe opozitare. Keni durim, sot-nesër do ta dëgjoni fjalimin e ndaluar dhe gjithçka që kam dashur të them në opinion si porosi”, shton Mickoski duke i demantuar informatat se ai ka pasur takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...