Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 101 vota ligjin për krijmin e Ministrisë së Mbrotjtes.
Deputetët e Listës Serbe kanë kundërshtuar miratimin e projekt ligjit dhe kanë bojkotuar seancën, raportojnë mediat kosovare.
Sipas tyre ligjet janë në kundërshtim me Rezolutën 1244 dhe NATO-n, njëkohësisht edhe me Kushtetutën e Kosovës.
Ndërsa po shqyrtohen dhe dy projektligjeve tjera që kanë të bëjnë me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.