Haradinaj homazhe te shtatorja e Isa Boletinit në Shkodër, flet për ushtrinë

E mërkurë, 24 October 2018 11:38

Kryeministri I Republikës së Kosovës,Ramush Haradinaj, e ka filluar vizitën zyrtare në Shkodër me homazhe të shtatorja e Isa Boletinit, i shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë së këtij qyteti Voltana Ademi.

Pas homazheve, shefi i qeverise  foli edhe për procesin e transformimin e FSK-së në Ushtri, duke thënë se procesi ligjor për transformimin e FSK-së po bëhet në Parlament me respektin e aleatëve të Kosovës. “Po vazhdojmë rrugën tonë drejt konsolidimit të Kosovës si shtet, pra transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në mandat të ushtrisë, mandat mbrojtës po ndodh në Parlamentin e vendit me respektin e aleatëve dhe gjithë partnerëve tjerë”.

I pyetur rreth deklarimeve të ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiq, ai tha se Kosova nuk mund të ketë ushtri përderisa ekziston Rezoluta 1244.

Haradinaj është shprehur se Shkodra ka bërë krenarë shqiptarët ndër shekuj, raporton EO.

“Jam  vërtetë i  prekur dhe i emocionuar të jem në Shkodër, adresën e shqiptarisë, dhe kombit shqiptarisë. Në vendin i cili na ka bërë krenarë ndër shekuj që jemi shqiptar”, tha ai.

Kreu i ekzekutivit kosovar ka falënderuar Bashkinë e Shkodrës e cila e shpalli atë “Qytetar Nderi” në kohën kur po mbahej nga autoritetet franceze në Strasbourg, në bazë të një fletarresti ndërkombëtar nga Serbia.

“Çdo herë do të jemi bashkë, Shkodra, Kosova dhe gjithë shqiptarët kudo që janë”.

Kryetarja e Shkodrës, Voltana Ademi, tha se vizita e Haradinajt ka kuptim të madh për shkodranët.  “Shpresoj se në kuadër të kësaj vizite të kemi mundësi të marrim disa iniciativa edhe në kuadër të 500-vjetorit të Skënderbeut, por edhe në kuadër të disa ngjarjeve kombëtare për Kosovën dhe Shqipërinë. Vizita juaj është historike për qytetin tonë”.Më pas kreu i ekzekutivit do ta vizitojë Bashkinë e Shkodrës ku do të takohet me kryetaren, Voltana Ademi.Kryeministri Haradinaj do ta vizitojë edhe Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në këtë qytet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...