Në burgun e Shutkës në Shkup mësohet se ka rënë një zjarr, ku për pasojë kanë mbetur 4 persona të lënduar.
Deri më tani bëhet me dije se të lënduar kanë mbetur 3 të burgosur dhe një efektiv i policisë së burgjeve.
Mediat vendase bëjnë me dije se zjarri ka djegur një dhomë në hapësirën e burgut, ndonëse është ndërhyrë menjëherë për shuarjen e flakëve. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve me 5 automjete që flakët të viheshin nën kontroll.
Ndërkohë ende nuk ka një reagim zyrtar për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e zjarrit.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





