Është sulmuar me gurë të hënën në mbrëmje në Krushevc të Serbisë një autobus nga Kosova që për destinacionin kishte Austrinë.
“Autobusit i janë dëmtuar disa xhama derisa drejt tij janë gjuajtur 10 gurë”, ka thënë drejtori i kompanisë, “Festimi”,Qëndrim Abazi për TV Arta.
Ai ka thënë se kjo është hera e parë që autobusët e kompanisë së tij janë sulmuar.
Sipas Abazit, udhëtarët janë akomoduar në një autobus tjetër dhe kanë vazhduar udhëtimin për në Austri.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





