Vuçiç: Takimi në Paris nuk do të jetë vendimtar për Kosovën

E mërkurë, 31 October 2018 11:48

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka thënë se nuk mund të japë detaje specifike rreth propozimit të tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, pasi sipas tij ende nuk ka diçka konkrete në këtë aspekt.

Vuçiq megjithatë ka thënë se çështja e kufirit Kosovë-Serbi duhet të zgjidhet.

“Me shume vende kam biseduar për nevojën e gjetjes së një zgjidhje për çështjen e Kosovës, por asnjëherë nuk do të flas për detajet përderisa nuk do të kemi diçka konkrete në këtë aspekt. Me nje fjalë është normale që në kërkojmë që të vendosim një kufi, sepse unë sot nuk e di se ku është kufiri”, ka thënë Vuçiq, raporton ‘tanjug’.

 

Tutje Vuçiq ka thënë se vazhdimisht është në kërkim të kompromisit për zgjidhjen e çështjes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Teksa ka folur edhe për takimin që pritet të mbahet me 11 nëntor në Paris, Vuçiq ka thënë se pa marrëveshje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve as në Paris nuk mund të jetë një zgjidhje.

Ai ka thënë se nuk mund të pritet që ky takim në Paris të jetë vendimtar për këtë çështje.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...