Flamuri i Kosovës është vendosur mes flamujve të shumë vendeve të tjera të botës në katedralen “Notre-Dame” të Parisit, në kuadër të 100-vjetorit të Luftës së Parë Botërore.
Ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se kjo është hera e parë që ngrihet flamuri i Kosovës në këtë katedrale.
“Për herë të parë, flamuri i Kosovës u ngrit në katedralen Notre Dame të Parisit- në kuadër të përkujtimeve të Njëqindvjeçarit të fundit të Luftës së Parë Botërore”, ka shkruar Gashi në Twitter.