Përfaqësues të mbi shtatëdhjetë bizneseve nga vende të ndryshme si nga Amerika, Franca, Italia, Spanja e Kosova nga lëmenj të ndryshme janë takuar në kryeqytetin e Kosovës, organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe të cilat kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me bizneset kosovare, gjatë takimit B2B.
Delegacioni i bizneseve nga këto vende po merr pjesë në një takim ekonomik me biznesmenët kosovarë. Njoftohet se ata kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet tyre. Qëllimi është të thellojë bashkëpunimin dhe të gjejë mënyra për të rritur investimet në këtë vend.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se frytet e këtij bashkëpunimi ekonomik do të shihen në të ardhmen dhe se ato do të ndikojnë edhe në forcimin e raporteve politike ndërmjet shteteve.
ka arritur të tërheqë investitorë nga vende të ndryshme. Krahas bizneseve nga vende të shumta, këtu janë edhe investitorët spanjollë, të cilët për herë të parë janë në vendin tonë . Shteti i këtyre bizneseve nuk e ka njohur Kosovën, por pritet që pas kësaj vizite këta biznesmenë të ndikojnë që zyrtarët spanjollë të ndërrojnë mendjen dhe që pos thellimit të lidhjeve ekonomike, të thellohen edhe ato politike, tha Agim Shahini.
Përfaqësuesit e mbi 70 kompanive nga fusha të njëjta pas takimeve kanë arritur bashkëpunime për eksporte e importe dhe do të shikohen edhe mundësit e investimeve të cilat pritet të ndodhin nga viti i ardhshëm.
Delegacioni i bizneseve do të vazhdojë me vizita bizneseve të ndryshme të vendit e sidomos në ato prodhuese.
Nga ana tjetër vizita e delegacionit spanjoll ka bërë edhe bujë të madhe në mediat spanjolle, të cilat kanë pasqyruar vizitën e bizneseve spanjolle, mikpritjen e shkëlqyer dhe imazhin e mirë të Kosovës, thekson njoftimi i lëshuar nga AKB-ja.