Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se Gjermania mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Interpol.
Në facebook, Haradinaj ka bërë publike letrën që i ka dërguar kancelarja gjermane Angela Merkel përmes ambasadorit gjerman Christian Heldt.
"Mbështetja e fuqishme e Gjermanisë mike për anëtarësimin e Kosovës në Interpol vjen në një moment kyç për konsolidimin ndërkombëtar të vendit tonë. Kancelarja Merkel vë në pah se ky akt do ta fuqizojë integrimin e Republikës së Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare, dhe është në shërbim të përmirësimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe hetimit të krimit transnacional. Thellësisht mirënjohës Kancelares Merkel dhe shtetit gjerman për mbështetjen e vazhdueshme", shkruan Haradinaj në Facebook.