Këngëtarja e njohur shqiptare Blerina Braka u bë nënë për herë të parë në muajin Maj. Ajo solli në jetë një djalë dhe prej asaj kohe Blerina i është përkushtuar totalisht mëmësisë. Pas lindjes, ajo tregoi se ishte jashtëzakonisht e lumtur dhe zbuloi se djali i saj do të quhej Edeil.
Por gjatë kësaj kohe këngëtarja nuk ka preferuar të publikojë asnjë fotografi të të voglit të saj, ashtu siç bëjnë shumica e prindërve për të ruajtur privatësinë. Në postimet pëparshme këngëtarja ose ia ka mbuluar fytyrën djalit me ndonjë figurë ose e ka treguar vetëm nga pas.
Por, ditën e sotme me sa duket Blerina është dorëzuar dhe ka zbuluar më shumë nga i biri, duke postuar një foto bashkë me të. Në të shkruan: “Mami me birin”! Edeil është vetëm 6 muajsh dhe duket një fëmijë shumë bukurosh.