Grupi muzikor Hellbaniaz ka tërhequr vëmendjen e mediave britanike lidhur me jetën e tyre të shthurur.
Sunday Express i ka kushtuar një artikull të plotë grupit shqiptar, ndërsa i ka cilësuar ata si protagonistë aktivë në fushën e trafikimit dhe shitjeve të lëndëve narkotike.
Sipas kësaj media, ky grup shpërndan barna me cilësi të lartë, ndërsa kanë krijuar një profil të lartë në Mbretërinë e Bashkuar.
Në artikull shkruhet: "Banda Hellbanianz janë një nga disa banda që kanë lidhje me mafien në atdheun e tyre që merren drejtpërdrejt me kartelet e drogës në Amerikën Jugore. Besohet se bandat si Hellbanianz kanë tregtarë rivalë për shkak të furnizimit të drejtpërdrejtë të barnave me cilësi të lartë. Grupet e krimit shqiptar kanë krijuar një profil të lartë dhe shkallë të ndikimit brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe kanë qasje të konsiderueshme në tregun e trafikimit të drogës në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht kokainës".
Ata e vënë, gjithashtu, theksin te mesazhet që shfaqen në këngët e tyre, lidhur me dhunën, paratë, orët apo makinat e shtrenjta.
Ky shkrim i gjatë tregon se nga ky aktivitet ka pasur përleshje mes grupeve dhe bandave të drogës, ndërsa nuk kanë munguar edhe arrestimi dhe goditja e grupeve të forta.
Bashkë me sjelljet e tjera, bandat shqiptare siç shkruan media britanike tregojnë edhe makinat e shtrenjta, të cilat i kanë përftuar nga aktiviteti i paligjshëm i shitjes dhe prodhimit të lëndëve narkotike.