Hoxhaj kërkon mbështetjen e Gjermanisë për vizat dhe dialogun

Hënë, 12 November 2018 18:19

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka udhëtuar për në Berlin për të diskutuar për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Në këtë vizitë, Hoxhaj ka takuar këshilltarin kryesor për politikë të jashtme dhe siguri të kancelares Merkel, Jan Hecker, të cilit i ka kërkuar mbështetjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave dhe dialogun Kosovë-Serbi. Duke theksuar se Gjermania mbetet partner jashtëzakonisht i rëndësishëm për Kosovën, Hoxhaj ka shpjeguar rëndësinë e lëvizjes pa viza për qytetarët e Kosovës. Potencoi se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet e parapara dhe tani mbetet tek Bashkimi Evropian t’i kryejë punët e veta. “Kënaqësi ta takoj përsëri këshilltarin për Politikë të Jashtme dhe Siguri të kancelares Merkel, Dr. Jan Hecker, në Berlin. Gjermania mbetet partner i rëndësishëm i Kosovës. Diskutim i mirë për liberalizimin e vizave dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...