Miratimi i Pakos së Ligjeve, i rëndësishëm për liberalizimin e vizave

Premte, 16 November 2018 17:15

Kryesuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është mbajtur sot takimi i radhës i Nivelit të Lartë të Sundimit të Rendit dhe Ligjit, në të cilin takim është prezantuar progresi i Kosovës në këtë fushë si dhe të arriturat sa i përket pakos së ligjeve për Agjendën e Reformave Evropiane.

Kryeministri Haradinaj theksoi përkushtimin e Qeverisë në përmbushjen e Agjendës së Reformave Evropiane që dalin nga MSA, dhe vlerësoi se institucionet e Kosovës duhet të intensifikojnë përpjekjet për ta unifikuar agjendën për integrim.

Kryeministri Haradinaj tha se institucionet e Kosovës duhet të angazhohen edhe me shumë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të aprovojnë ligjet që ndërlidhen me procesin e integrimit evropian, pasi që Kosova është në fazën finale të procesit të liberalizimit të vizave.

Në këtë takim, po ashtu është biseduar edhe për rastet e shënjestruara, dhe pakon e ligjeve që ndërlidhen me liberalizimin e vizave, kodin penal, konfiskimin e pasurisë, mbrojtjen e informatorëve, duke mos lënë anash edhe të arriturat sa i përket Agjendës së Reformave Evropiane, për të cilat është thënë se janë shënuar rezultate, por kërkohet që edhe më tutje të ketë dinamikë të shtuar.

Përfaqësuesit institucional ndërkaq, shprehën gatishmërinë dhe zotimet e tyre në përmbushjen e të gjitha obligimeve në këtë proces, sipas dinamikës së paraparë.

Të arriturat institucionale në këtë takim i paraqiti edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili vlerësoi se votimi i pakos së ligjeve në Kuvendin e Kosovës është jetik për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin edhe e ngarkuara me Punë në Misionin e Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, Colleen Hyland,  përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri, Shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopoulos dhe Shefja e Misionit të USAID-it Lisa Magno.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...