Haradinaj kërkon që liberalizimi i vizave të futet në axhendën e BE-së

Hënë, 19 November 2018 11:49

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot mori pjesë në takimin e mëngjesit, së bashku me liderë tjerë, të ftuar nga kancelari austriak, Sebastian Kurz, në kuadër të Forumit Ekonomik të Vjenës.

Në këtë takim, pjesë e të cilit ishte edhe Komisioneri Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, është diskutuar për perspektivën e vendeve të rajonit për integrim në Bashkimin Evropian, bashkëpunimin rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunimet bilaterale mes këtyre vendeve.

Në këtë mëngjes pune, Kryeministri Haradinaj shprehu përkushtimin e Kosovës për fqinjësi të mirë dhe për partneritet ekonomik dhe politik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në fjalën e tij, Kryeministri Haradinaj dha një pasqyrë të shkurtër të gjendjes aktuale në vend, zhvillimet e fundit politike, progresin në fushën e ekonomisë.

“Kosova është e përkushtuar në raport me obligimet e saj ndërkombëtare dhe ato që zhvillohen në kuadër të raporteve të mira ndërfqinjësore dhe pret edhe nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor ta dëshmojnë këtë frymë bashkëpunimi”, tha Kryeministri Haradinaj, duke kërkuar nga kancelari Kurz mbështetjen e Austrisë në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, duke e futur atë në agjendë për votim gjatë muajit dhjetor të këtij viti.

 “Austria është vend mik që i ka dhënë Kosovës mbështetje të vazhdueshme në të gjitha proceset e rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar vendi dhe tani është momenti që të shtyjë përpara në agjendën e BE-së edhe çështjen e liberalizimit të vizave”, tha kryeministri Haradinaj, duke përmendur faktin që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për këtë proces të vëna nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri Haradinaj në takimin e Nivelit të Lartë me homologë, e bëri të qartë se Kosova është e përkushtuar dhe e vendosur të vazhdoj dialogun me Serbinë dhe se normalizimi i raporteve mes dyja vendeve, nënkupton njohjen reciproke si zgjidhje të vetme.

Në konferencë për media pas takimit Kryeministri Ramush Haradinaj, pasi përshëndeti të pranishmit, tha se ishte një takim substancial i të gjithëve, ku u bisedua për integrimin evropian, bashkëpunimin rajonal e po ashtu edhe përpjekjen për t’i zgjidhur disa nga çështjet tona.

“Kosova ka një marrëveshje kontraktuale me BE-në për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe ka bërë progres në implementimi e saj. Së pari marrëveshjet e ERA-s si i quajmë ne, si prioritet drejt Bashkimit Evropian janë implementuar. Ne po presim vizitën e Komisionierit Hahn gjatë muajit dhjetor për të lansuar ERA 2”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se ajo çka është e rëndësishme në Kosovë është çështja e regjimit të vizave.

Kryeministri Haradinaj tha se Kosova ka përmbushur të gjitha 95 kushtet të cilat janë teknike dhe politike dhe është e përgjegjshme si shtet, duke i marrë përgjegjësitë e veta rreth asaj çfarë është interesi i Evropës për rajonin, e që është stabiliteti, dhe shprehu gatishmërinë për t’iu përgjigjur migrimit ilegal nga pjesë të ndryshme të botës.

Duke folur rreth zhvillimit ekonomik, kryeministri Haradinaj shprehu besimin se Kosova mund të ketë partnerë ekonomikë, duke kujtuar se heqja e regjimit të vizave është mundësi e mirë për t’u bërë partnerë në ekonominë evropiane.

Kryeministri Haradinaj theksoi faktin se Kosova ka raporte të mira ndërfqinjësore me të gjitha vendet e rajonit sikur është Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi me të cilat duhet t’i fuqizojmë marrëdhëniet tona dhe ne jemi gati për këtë, por nuk jemi trajtuar njëjtë për disa vjet nga dy fqinjët tanë,  Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. “Unë vetëm dua të them se sot nëse Evropa nuk është në gjendje të vendos për  heqjen e vizave për Kosovën  edhe pas përmbushjes së të gjitha kushteve, kjo nuk do të jetë një sinjal i mirë për njerëzit e Kosovës të cilëve iu është premtuar heqja e vizave pas ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi si kusht i vetëm drejt liberalizimit të vizave”, tha kryeministri Haradinaj.

Kancelari Kurz tha se është nder për të që t’i ketë gjashtë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, duke falënderuar komisionerin Hahn për prezencën. Më tej, kancelari Kurz tha se Austria është historikisht partner i fortë i vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Mendojmë se Bashkimi Evropian është i kompletuar vetëm atëherë kur vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e BE-së. Stabiliteti i Evropës është i varur nga stabiliteti i vendeve të Ballkanit”, tha kancelari Kurz.

Ndërkaq, komisioneri Hahn tha se ky është një rast i mirë për të diskutuar dhe për të larguar të gjitha barrierat që vendet e Ballkanit kanë mes vete dhe të shtohet bashkëpunimi veçmas në fushën e konektivitetit dhe digjitalizimit, për të cilën tha se BE do të vazhdojë mbështetjen.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...