Kurti: Thaçi t’i ndal pazaret territoriale, t’i shtrojë kërkesa Serbisë

E mërkurë, 21 November 2018 14:11

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë sot se presidenti Thaçi duhet ti ndal “pazaret” territoriale me Serbinë. “Në vend të pazareve territoriale të presidentit me Serbinë duhet të kalojmë tek kërkesat tona që kemi ndaj këtij shteti”, tha Kurti.

Ai tha se urgjentisht Kuvendi i Kosovës duhet të mbajë dy seanca plenare për përgatitjen e Kosovës për vazhdimin e bisedimeve. Në një konferencë për media, Albin Kurti, tha se në seancën e parë të Kuvendit do të duhej të shqyrtohej raporti që është dërguar nga qeveria në lidhje me marrëveshjet paraprake të dialogut 6-vjeçar me Serbinë, për të cilin Kurti tha se Kryetari i Kuvendit po e mban të bllokuar këtë raport.

Dhe në seancën e dytë Kurti tha se do të duhej të shqyrtoheshin dhe të krijohet një listë me kërkesa ndaj Serbisë. Sipas Kurtit kjo listë do të duhej t’i përmbante këto kërkesa:

-Njohja juridike e Kosovës nga Serbia dhe kërkesa që ajo ta ndryshonte kushtetutën e saj dhe ta heq fjalinë ku thuhet se krahina e Kosovës dhe Metohisë është pjesë e territorit të Serbisë.

-Zbardhja e fatit të të pagjeturve, në Kosovë ka pasur krime lufte e krime kundër njerëzimit të cilat i ka kryer Serbia dhe ende nuk ka kërkuar falje.

-Reciprociteti i njohjes së të drejtave të pjesëtarëve të Kosovës që jetojnë në Serbi e anasjelltas.

-Të na i kthejë regjistrat civilë e kadastrave. Të na e paguajë dëmin e luftës.

“Nuk jemi shtet serioz nëse nuk e kërkojmë borxhin” tha Kurti ai tutje shtoi se duhet unifikim i partive politike në çështjen e dialogut.

“Jam optimist që mund ta ndërtojnë konsensusin parlamentar e qeveritar për kërkesat tona ndaj Serbisë. Është dëm i madh për demokracinë tonë që na ka hyrë Serbia në mees e na ka përçarë”, ka deklaruar Kurti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...