Haradinaj: FSK-ja është mandatuar si forcë mbrojtëse e sovranitetit dhe rendit kushtetues të Kosovës

Tuesday, 27 November 2018 10:06

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova sot shënon “Ditën e Forcës”, e cila vazhdon të vlerësohet si institucioni më i besueshëm në vend.

Sipas tij, një rëndësi e veçantë i është kushtuar integrimit të komuniteteve pakicë, që e shohin FSK-në si mundësi për më shumë siguri dhe për një karrierë të shkëlqyer.

“Përmes pakos së tri ligjeve, të cilat janë votuar në lexim të parë, në Kuvendin e Kosovës, me një konsensus të lartë ndërpartiak, FSK-ja është mandatuar qartë si forcë mbrojtëse e sovranitetit dhe rendit kushtetues të Kosovës”, ka shkruar mes tjerash ai.

 

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Kosova shënon sot ”Ditën e Forcës” së saj, e cila vazhdon të vlerësohet si institucioni më i besueshëm në vend. Një rëndësi e veçante i është kushtuar integrimit të komuniteteve pakicë, që e shohin FSK-në si mundësi për më shumë siguri dhe për një karrierë të shkëlqyer.

Përmes pakos së tri ligjeve, të cilat janë votuar në lexim të parë, në Kuvendin e Kosovës, me një koncensus të lartë ndërpartiak, FSK-ja është mandatuar qartë si forcë mbrojtjëse e sovranitetit dhe rendit kushtetues të Kosovës.

Sot, Forca jonë feston Ditën e shënuar në këtë vit të veçantë për të, duke hapur dyert për miqtë e saj, për qytetarët, që të njihen nga afër me jetën ushtarake, me sukseset e këtyre vajzave dhe djemëve të zgjedhur të atdheut tonë, që janë në ballë të mbrojtjes së lirisë dhe paqes.

Urime “Dita e Forcës” Kosovë!

Modifikuar më Tuesday, 27 November 2018 10:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...