Karabinierët kanë mundur të prangosin një shqiptar i konsideruar si tregtari më i madh i drogave të forta në Viterbo të Italisë.
Ismail Rebeshi, u arrestua në kuadër të operacionit “Ichnos” i zhvilluar nga policia vendase.
Policia lokale e ka konsideruar 35 vjeçarin shqiptar si “kokën” e trafikut të drogës mes Sardenjës, Lazio dhe Lombardisë.
Ai ishte rezident prej vitesh në Tuscia. Pronari i një pike makinash të vjetra si dhe i një klubi nate, ia kishte dalë të ishte në mesin e grupit të furnizuesve të kokainës dhe heroinës në Sardenjë. Grupi shiste lëndë narkotike edhe tek të miturit.