Berat Buzhala zbulon arsyen se përse Thaçi do të ndajë Kosovën

E Enjte, 29 November 2018 21:51

Gazetari Berat Buzhala, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku u diskutua projekti i ndryshimit të kufijve të Kosovës, deklaroi se ky është një projekt  i presidentit Thaçi, i cili ka konflikt personal, për shkak se me gjasë do të jetë subjekt i gjykatës speciale.

Buzhala tha se Thaçi nuk është treguar asnjëherë i sinqertë dhe se ka bërë deklarata qesharake ku pretendon se Kosova do të marrë Luginën e Preshevës, pa dhënë asgjë në këmbim.

“Nuk kemi pasur të paktën kohët e fundit, kërkesa nga poshtë lart, për të vajtur drejt bashkimit. Është hera parë që shkon nga lart poshtë, në rastin konkret te presidenti Thaçi, i cili këtë gjë e bën, sepse është i shantazhuar dhe ka konflikt interesi direkt në këtë proces, për shkak të Tribunalit Special. Pra, arsyeja e parë dhe e vetme është kjo.

I  gjithë ky projekt po ndërtohet mbi gënjeshtra.

Ne po flasim për një të tretën e territorit të Kosovës, e cila është në pazar me Serbinë.

Presidenti Thaçi, nuk është treguar asnjëherë i sinqertë, ka deklaruar, se do të marrim Luginën e Preshevës dhe nuk do të japim asgjë. Si mund të debatojmë ne për një projekt, kur ai që e ka në dorë projektin, thotë ne kemi për të marrë dhe nuk do të japim asgjë, edhe thotë Serbia nuk po na njeh sepse se kemi marrë Luginën e Preshevës?

Si mund ta mbështesim apo si mund të jemi racional, kur e gjitha është ndërtuar mbi një gënjeshtër.

Pjesë e marrëveshjes së Kosovës dhe Serbisë, pritet të jetë, falja ose amnistia për të gjithë krimet e luftës që kanë ndodhur mes nesh dhe tyre.

Parimisht nuk do të ishte gjë e keqe, kanë kaluar 20 vjet përse të mos kishte pajtim. Por, kjo do të ishte e mirë sikur presidenti Thaçi, të mos ishte njëri nga subjektet e tribunalist special.

Pra personi që e prin procesin, është pjesë potencialisht, i një tribunali, ku akuzohet për krime të luftës dhe për krim të organizuar”, u shpreh Buzhala.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...