Maqedonia do të përfaqësohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga një ambasadore shqiptare. Marigona Marku është zgjedhur nga qeveria e Zoran Zaev për të drejtuar Ambasadën në Uashington. Ajo ka lindur në Dibër dhe në të kaluarën ka punuar në Ministrinë e Jashtme të shtetit fqinj.
Në vitin 2011, me rastin e përvjetorit të Ministrisë së punëve të jashtme të Maqedonisë, Marigona Marku, që në atë kohë punonte në Drejtorinë për të Drejtën Ndërkombëtare, mori çmimin tradicional për diplomatin më të mirë të vitit, i cili ndahet çdo vit nga institucion.