“Tarifa 100 %”/ Haradinaj i prerë: Hiqet kur të njihet Pavarësia

Hënë, 03 December 2018 18:35

Kryeministri Ramush Haradinaj, deklaroi sot se do të respektohet vendimi i qeverisë për tarifën e mallrave, por ai mund të anulohet nëse Serbia vendos të njohë Pavarësinë e shtetit të Kosovës.

“Ne jemi të gatshëm të nënshkruajmë marrëveshje me Serbinë, ku do të përfshihet edhe Marrëveshja me Treti të Lirë me Serbinë”, theksoi ai.

Këtë deklaratë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e bëri pas takimit që zhvilloi me Komisioneri për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johaness Hahn.

Shefi i ekzekutivit të Kosovës deklaroi mes tjerash se nëse ka nevojë për barna dhe Ilaçe, qeveria që ai drejton nuk do të bllokojë në asnjë momente kalimin e tyre drejt Serbisë.

“Nëse Qeveria e Kosovës ka informata se ka ndonjë krizë të ndonjë produkt vital, ne jemi në gjendje t’i furnizojmë. Spitalet apo ambulancat, nuk do të ju mungojnë ilaçet, për të gjithë. Do të respektojmë vendimin e Qeverisë, dhe ky vendim mund të anulohet me rastin e njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Ne do punojnë që tani për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, për borxhet, të zhdukurit, të drejtat e komunitetit serb në Kosovë e plotë tema tjera e një nga to do të jetë edhe tregtia e lirë mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.

Ai është shprehur se ka shpresë se çështja e vizave për Kosovën do të futet në agjendën e Këshillit të BE-së. “Këshilli ka mbledhje në çdo tre muaj. Nga BE-ja është një skepticizëm, ata japin shumë arsyetime, prej atyre që kjo është e logjikshme, se thonë se me Ukrainë e Gjeorgjinë ka zgjedhur një vit e gjysmë periudha kohore mes Komisionit dhe vendimit. Nuk përjashtohet që në një të ardhme të afërt, sepse Këshilli mblidhet çdo tre muaj, mirëpo nuk na japin një garanci se do të ndodh kësaj here”, deklaroi Haradinaj.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se Serbia dhe Bosnja i kanë bërë dëm Kosovës dhe për këtë ka marrë vendim për mallrat e këtyre dy vendeve.

Kurse për deputetët e Listës Serbe, të cilët janë ngujuar në Kuvendin e Kosovës, Haradinaj shtoi se duhet të shkojnë për të biseduar me të. “Kjo është masë mbrojtje për Kosovën, kjo ka të bëj me Serbinë dhe jo me qytetarët e Kosovës”, tha ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...