Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur përfaqësuesit e shoqërisë civile, Veton Surroin dhe Luan Shllakun, me të cilët kanë ndarë mendime lidhur me dialogun me Serbinë.
Ka qenë Haradinaj ai që ka njoftuar për takimin.
"Me publicistin Veton Surroi dhe njërin prej përfaqësuesve të shoqërisë civile, Luan Shllaku, këmbyem mendime për procesin e dialogut me Serbinë. Në këtë fazë të dialogut, faktori politik duhet ndërtuar konsensus për një platformë, që e definon pozicion e qartë të Kosovës në këtë proces. Mirëpres iniciativën e dy njohësve të rrethanave politike në vend dhe rajon, për të mbështetur procesin e dialogut final, si interes strategjik i Kosovës, për të cilin është e domosdoshme gjithëpërfshirja.