Veseli: BE-ja t’i trajtojë barabartë Kosovën dhe Serbinë

E Enjte, 20 December 2018 11:05

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të trajtojë seriozisht çështjen e taksës që Kosova ka vendosur ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Veseli, në një konferencë për media, tha se rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, nuk ka kaluar dhe nuk do të kalojë nga Serbia.

 “Kemi pritur reflektim të balancues të Bashkimit Evropian për këtë situatë, por nuk kemi pritur që Bashkimi Evropian të reagojë vetëm ndaj nesh. Kjo mungesë balance e BE-së, te qytetarët e Kosovës me të drejtë ka krijuar përshtypjen e njëanshmërisë së BE-së”, tha Veseli.

“Thirrjet e Serbisë për heqjen e taksës dhe përsëritja e tyre nga BE-ja pa i bërë thirrje edhe Serbie që të heqë dorë nga qasja e saj bllokuese ndaj Kosovës, po shqetëson me të drejtë qytetarët e Kosovës. Kosova nuk do të veprojë njëanshëm në heqjen e taksës”, u shpreh Veseli.

Ai tha se bllokimi i qytetarëve të Kosovës pa lëvizje të lirë vetëm sa e vështirëson edhe me shumë ketë situatë.

“Bashkimi Evropian nuk mund ta shikojë Kosovën nga perspektiva integruese e Serbisë. Ne presim që Bashkësia Evropian në dialog të garantojë parimin e barabartë të të dyja palëve dhe përfitimet e dyanshme të tij. Trajtimi i barabartë dhe reciprok janë rrugëzgjidhja”, tha Veseli.

Qeveria e Kosovës më 21 nëntor vendosi taksën prej 100 për qind ndaj produkteve që janë me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë dhe Hercegovina. Ndonëse kjo masë është kritikuar nga Bashkimi Evropian dhe është kërkuar që të hiqet, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se taksa do të hiqet kur Serbia ta njohë Kosovën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...